Drejtori i Bayernit zbulon nëse klubi po planifikon t’i ruajë shërbimet e Tuchelit

Drejtori i Bayernit zbulon nëse klubi po planifikon t’i ruajë shërbimet e Tuchelit

Sport April 21, 2024 - 19:02

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl, zbuloi nëse klubi po planifikon të ruajë shërbimet e Thomas Tuchel.

Në shkurt, gjigantët e Bundesligës njoftuan zyrtarisht se Tucheli do të ndahej me klubin në fund të sezonit aktual. 

Që atëherë, klubi ka qenë në kërkim të një trajneri të ri që mund të zëvendësojë gjermanin në largim në krye përpara sezonit 2024/25.

Me Naglesmannin dhe Alonson jashtë mundësisë, ka pasur spekulime rreth skuadrës bavareze që ka bërë një kthesë kundër Tuchelit, pasi dolën raporte se klubi mund të konsiderojë ruajtjen e shërbimeve të ish-trajnerit të Chelseat.

Duke iu drejtuar thashethemeve, Eberl i tha ZDF Sportstudio, “Vendimi u mor paraprakisht. Por u mor së bashku. Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi nevojë ta diskutojmë atë. Më pëlqen shumë të punoj me Thomas”.

Tuchel kishte sqaruar se nuk ka asnjë mënyrë që ai të qëndrojë në Allianz Arena përtej këtij sezoni, ndërsa u tha gazetarëve, “Kam një marrëveshje me klubin, është komunikuar dhe qëndron”. /Zëri