Formacionet zyrtare të “El Clasicos”: Real Madrid - Barcelona

Formacionet zyrtare të “El Clasicos”: Real Madrid - Barcelona

Sport April 21, 2024 - 19:58

Janë publikuar formacionet zyrtare të “El Clasicos” mes Real Madridit dhe Barcelonës, e fundit për këtë sezon.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe do të fillojë në orën 21:00.

Dueli i takon xhiros së 32-të në kampionatin spanjoll.

Ndeshja e parë e e zhvilluar në stadiumin olimpik “Lluis Companys” kishte përfunduar me rezultat 1-2 në favor të madrilenëve.

Reali Madridi është lider i tabelës me 78 pikë kurse Barcelona e dyta me 70 sosh.

Pritet të zhvillohet ndeshje e zjarrtë si gjithmonë, teksa të dy skuadrat synojnë vetëm fitoren, me Los Blancos për t’u shkëputur në tabelë, kurse me blaugranët për të zvogluar diferencën e pikëve që ka tetë pikë. 

Tashmë gjithçka është gati dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare. /Zëri

Real Madrid:

Image

Barcelona:

Image