Osmani takohet me presidentin e Liberisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
Foto: Facebook

Osmani takohet me presidentin e Liberisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Aktuale May 07, 2024 - 10:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Teksas presidentin e Liberisë, Joseph Boakai, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

“Liberia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën më 2008. Me presidentin Joseph Boakai, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në fusha të interesit të përbashkët dhe në interes të popujve tanë”, shkroi presidentja Osmani në Facebook.

Kujtojmë se presidentja Osmani po qëndron në SHBA, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit - MCC.

Gjatë kësaj vizite presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin SHBA - Afrikë, në kuadër të të cilit do të mbajë fjalim, si dhe pritet të zhvillojë takime me homologë nga disa vende afrikane.