FSK-ja trajnohet për automjetet luftarake “Vuran”
Foto: Facebook

FSK-ja trajnohet për automjetet luftarake “Vuran”

Aktuale May 07, 2024 - 13:20

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikase të automjeteve luftarake “Vuran”.

FSK-ja në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook ka publikuar fotografi nga trajnimi për automjetet luftarake “Vuran”.

“Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikase të automjeteve luftarake ‘Vuran’. Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërinë dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s”, thuhet në njoftim. /Zëri