Kosova jashtë agjendës së ministrave të KiE-së, Musliu-Shoshi: Për Albinin me rëndësi janë propaganda, vota dhe pushteti
Foto: Laura Hasani

Kosova jashtë agjendës së ministrave të KiE-së, Musliu-Shoshi: Për Albinin me rëndësi janë propaganda, vota dhe pushteti

Aktuale May 07, 2024 - 18:52

Kosova ka dështuar të bëhet pjesë e agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evrpoës.

Pas këtij njoftimi, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, shkruan Zeri.info.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Musliu-Shohi, ka thënë se mbledhja e zëvendësministrave që po e përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majti do të vazhdojë edhe të martën, por që sipas saj, shanset për Kosovën do të vështirësohet pasi që deri më tani vendi ynë nuk ka arritur që të hyj në agjendë.

Ajo për këtë ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas saj, më shumë është duke i interesuar pushteti, elektorati i tij dhe votat, se sa e ardhmja evropiane e Kosovës.

Reagimi i plotë i Musliu-Shoshit, pa ndërhyrje:

Kosova, sot NUK arriti që të jetë temë në takimin e zëvendësministrave që po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj! Kjo mbledhje do të VAZHDOJ edhe ditën e martë (14 maj), e në ditët në vijim procesi vështirësohet dhe mundësitë shterojnë. Sidoqoftë, EDHE NJË SHANCË për ë

POR….

FATKEQËSI është që kemi një Kryeministër që çdo vendim e veprim e ka në peshoren e kalkulimit ELEKTORAL, pavarësisht interesit të Kosovës.

Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!. /Zëri