Kurti, thirrje bizneseve ta vazhdojnë bashkëpunimin me Qeverinë
Foto: Laura Hasani

Kurti, thirrje bizneseve ta vazhdojnë bashkëpunimin me Qeverinë

Ekonomia May 07, 2024 - 10:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë.

Ai ka thënë të martën se Qeveria e suksesshme e ndihmon sektorin privat e sipas tij konkurrueshmëria ekonomike “do të sjellë prosperitet dhe mirëqenie”.

 

“Kur një afarist ekonomik dhe një zyrtar publik ulen për një diskutim ata të dy e kanë vështrim në gjëra të ndryshme. Afaristi është i interesuar për fitim në fund, ndërsa zyrtari publik doemos për politikat më sektorin e biznesit. Është një rikujtim i mirë që në mund ta mësojmë nga njeri-tjetri. Është thelbësore të kuptojmë se si një dialog publiko-privat mund ta transformoj ekonominë tonë”, ka thënë Kurti gjatë takimit në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Image

 

Kurti, njëherësh kryetar i këtij Këshilli, ka thënë se janë identifikuar 6 miliardë euro investime në infrastrukturë të re dhe për ta përmirësuar atë aktualen.

 

“Me kalimin e kohës ne do të bashkërendisim dialogun tonë në mënyrë që Qeveria dhe sektori privat të kenë qartësi se si të përmirësojmë të bërit biznes. Një dialog i fuqishëm publiko-privat forcon besimin ndërmjet sektorit privat dhe publik. Besimi është armatura në themelin tonë ekonomik. Përmes dialogut ne identifikojmë mundësit e sektorit privat. U bëj thirrje bizneseve që të vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë. Ne po lëvizim për të hequr licencën e eksportit për produkte farmaceutike një pengesë kjo jo tarifore që vështersoj biznesin për shumë vite me radhë”, ka thënë ai. /eo

Image