Sulmoi policët e Kosovës dhe KFOR-in amerikan, ja ç’u gjet në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq

Sulmoi policët e Kosovës dhe KFOR-in amerikan, ja ç’u gjet në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq

Kronika May 07, 2024 - 08:46

Policia e Kosovës dje ka njoftuar se derisa po patrullonte Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë bashkë me KFOR-in amerikan në fshatin Miokovicë janë sulmuar me shishe xhami.

Policia bashkë me KFOR-in kanë identifikuar shtëpinë e të dyshuarit dhe e kanë arrestuar atë, i cili më pas e ka pranuar se e ka bllokuar rrugën fillimisht dhe ka gjuajtur me shishe.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radiolidhje dhe shtatë xhaketa.

I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Sulm ndaj personit zyrtar & Armëmbajtje pa leje - Fsh. Miokovicë – Leposaviq, 06.05.2024 - 04:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjtit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radiolidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri

Image