Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve
Foto: Zëri / Ilustrim

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve

Kronika May 07, 2024 - 10:13

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Obiliq, Fushë-Kosovë, Shtime, Gjakovë e Mitrovicë.

Prishtinë, 05.05.2024 - 22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar - bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht. Viktima po ashtu ka deklaruar se edhe më parë i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj, por nuk ndihet e rrezikuar.

Lidhur me rastin, në prezencë të zyrtarit të QPS-së, viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj, ka shkuar në strehimore bashkë me (dy) fëmijët e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa i dyshuari pritet të intervistohet pasi të sigurohet prezenca e tij. Rasti duke u hetuar.

Obiliq, 05.05.2024 - NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i birësuar, i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk ka qëndrueshmëri psikike (i sëmurë) ka shkaktuar dhunë ndaj saj. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas trajtimit mjekësor në Psikiatri, është dërguar në mbajtje.

Fushë-Kosovë, 06.05.2024, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat, femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë gjuetie, për të cilën posedonte leje dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Fushë-Kosovë, 06.05.2024, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Shtime, 06.05.2024, 21:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje

Gjakovë, 06.05.2024, 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vazhdimisht është duke u keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 06.05.2024, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta mentale, pasi kishte keqtrajtuar dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Jug, 06.05.2024, 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore.