“Tërhoqe gjithë vëmendjen”, modeli shkarkohet nga puna në “Met Gala” dhe faji është i Kylie Jennerit
Një model italian pretendon se u pushua nga "Met Gala 2024" pasi la në hije Kylie Jennerin në ceremoninë e vitit të kaluar.
Eugenio Casnighi në një postim në TikTok ka njoftuar se nuk do të punojë më në eventin e modës, i cili do të zhvillohet sot në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. Shkak është bërë fakti se ai gjendej pas çdo fotoje të Kylie Jenner.
“Unë u pushova nga puna për shkak se u bëra viral vitin e kaluar”, tha ai.
Duke shpjeguar rolin e tij të mëparshëm, Casnighi shtoi: “Vitin e kaluar, më thanë se do të isha me Kylie Jenner gjithë natën dhe do ta ndihmoja me çdo gjë që ajo kishte nevojë.”
Arsyeja e pushimit nga puna sipas tij është absurde.
‘Ti tërhoqe gjithë vëmendjen dhe i bëre të gjitha për veten, kështu që nuk mund ttë punosh më atje. Na vjen keq’”, ka treguar Eugenio Casnighi, sipas së cilit është e-mail i ardhur nga organizatorët e Eugenio Casnighit.
@goss.ie Italian model, Eugenio Casnighi has claimed that he was fired as a Met Gala greeter after upstaging Kylie Jenner last year ë The 26-year-old went viral at the 2023 Met Gala for his good looks ë
ë original sound - Goss.ie