Një vit më parë u martuan dhe tani kanë një vajzë bashkë, Kiara sjell momente të veçanta me Luizin

Një vit më parë u martuan dhe tani kanë një vajzë bashkë, Kiara sjell momente të veçanta me Luizin

Showbiz May 07, 2024 - 15:28

Si sot një vit më parë është mbajtur finalja e Big Brother VIP Albania 2.

Në edicionin e dytë fitues u shpall artisti shkodran, Luiz Ejlli, i cili njëherësh ka qenë sensacion i asaj kohe.

Në po të njëjtën ditë ai kurorëzoi dashurinë me martesë me Kiara Titon, prezantuesen që e njohu në atë reality shou.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Derisa ka kaluar vetëm një vit nga kjo histori, ata tani janë bërë prindër të një vajze të quajtur, Luna Mari.

Kiara ka sjellë momentin nga ceremonia, si dhe një fotografi të realizuar tani me Luizin dhe vajzën e tyre.

“07.05.23 07.05.2024 – sa shpejt ndryshon nata”, shkroi ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Luizi dhe Kiara kanë qenë një nga çiftet të më komentuara edhe këtë vit, duke marrë gjithnjë vëmendje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)