“Është abuzim”, Rashfordi u përgjigjet kritikave
Marcus Rashford pohoi se ai është përballur me “abuzime” nga tifozët e pakënaqur të Manchester Unitedit për muaj dhe u zotua se “mjaft është mjaft”.
Në vend të formës së tij të dobët në fushë, sulmuesi anglez ka qenë subjekt i kritikave intensive nga tifozët që duan të shohin më shumë nga lojtari i vjetër në “Old Trafford”.
Përveç vështirësive me formën, Rashfordi ishte nën vëzhgim, pasi u pa në një klub nate në Belfast, pak para se të raportohej i sëmurë në stërvitjen e ekipit të parë në Carrington. Për më tepër, vendimi i tij për të shkuar në një klub nate, vetëm disa orë pas humbjes në derbi ndaj Manchester Cityt, u kundërshtua nga tifozët e Unitedit.
Duke iu përgjigjur një postimi mbështetës në mediat sociale, Rashfordi pranoi abuzimin e vazhdueshëm me të cilin është përballur prej muajsh dhe pohoi se është koha që ai të ndalet.
Në këtë sezon, 26-vjeçari në 40 ndeshje ka arritur të shënojë tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në të gjitha garat. /Zëri
I appreciate your support! It is abuse and has been for months. Enough is enough https://t.co/MUfiU0JwEb
— Marcus Rashford (@MarcusRashford) April 25, 2024