Akil Gjakova e nis mbarë Kampionatin Evropian, fiton rundin e parë
Sport
April 26, 2024 - 12:14
Lajmet e fundit nga sporti
Xhudisti Akil Gjakova e ka nisur mbarë Kampionatin Evropian, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Gjakova në rundin e parë arriti të fitojë ndaj xhudistit slloven Martin Hojak, ku garuan deri në -73 kg.
Në rundin e dytë Akili do të përballet me xhudistin nga Bullgaria, Mark Hristov. /Zëri