Lirohet drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, i ndalohet tu afrohet disa personave dhe detyrohet të lajmërohet në polici

Lirohet drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, i ndalohet tu afrohet disa personave dhe detyrohet të lajmërohet në polici

Sport April 26, 2024 - 17:39

Gjykata ka vendosur që drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi, dhe dy të tjerëve, t’u ndalohet afrimi te persona të caktuar dhe t’u caktohet masa për lajmërim në stacionin policor në Gjilan.

Valon Zymberi dhe dy persona të tjerë ishin ndaluar të enjten për 48 orë nën dyshimet për pjesëmarrje në përleshje në një kafene të qytetit të Gjilanit.

Eliminimi i Dritës nga Prishtina në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës është përcjellë me tensione të shumta, gjatë dhe pas ndeshjes.

Tifozët “Intelektualët” kanë reaguar ashpër për këtë eliminim, duke ofenduar rëndë Zymberin dhe të tjerët.

Më vonë u konfirmua se Zymberi kishte konflikt fizik me drejtuesin e tifogrupit “Intelektualët”, Taulant Byqmetin, në një kafene të qytetit, që është pronë e këtij të fundit.

Drejtori sportiv i Dritës dhe dy persona të tjerë me inicialet F.R dhe I.Sh, ishin arrestuar nga Policia.

Të tre sot janë liruar, por nuk kanë të drejt të afrohen te disa persona, ndërsa duhet të lajmërohen në polici një herë në jave.