Liverpooli fiton ndaj Tottenhamit
Sport
May 05, 2024 - 19:25
Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në stadiumin “Anfield”.
Golat për Reds i shënuan Salah (16’), Robertson (45’), Gakpo (50’) dhe Elliot (59’), kurse për Spurs kanë realizuar Richarlison (73’) dhe Son (77’).
Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh vetën në vendin e tretë me 78 pikë, ndërsa Tottenhami mbetet i pesti me 60 sosh. /Zëri