Zjarr masiv në Vlorë, dërgohet një helikopter ushtarak (VIDEO)

Aktuale August 13, 2016 - 20:41

Disa vatra zjarrin janë përhapur në disa zone të jugut në Shqipëri.

Raportohet se një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte në Peqin është përfshirë nga flakët dhe mendohet se zjarri është përhapur në mbi 20 hektarë me ullinj.

Po ashtu zjarri ka përfshirë edhe fshatin Akërni të Vlorës. Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa vijon përhapjen me shpejtësi.

Në një reagim për situatën e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes ka rapoportuar se ka dërguar trupa ushtrie dhe një helikopter në Akërni të Vlorës, pas zjarrit të rënë afër hidrovorit pët t’ju ardhur në ndihmë zjarrfikësve.