Tryezë e re para 1 shtatorit për demarkacionin?

Aktuale August 13, 2016 - 22:50

Një tryezë e re diskutimi mes pozitës dhe opozitës mund të jetë e mundur para 1 shtatorit.

Një përpjekje për t’i ulur liderët partiak rreth një tavoline është duke e bërë  Naim Rashiti nga  Instituti për Politika Ballkanike. Ai ka konfirmuar  për Tribuna Channel përmes telefonit se janë në përpjekje të një organizimi të tillë.

Një tryezë e tillë politike ka për qëllim zhvillimin e një diskutimi racional rreth demarkacionit dhe bashkimit të spektrit politik rreth një çështje për të cilën nevojitet një konsensus i gjerë politik.

Opozitarët kanë deklaruar se nuk janë kundër kësaj iniciative, përkundrazi do të pranonin të uleshin në një diskutim të tillë.