Avokati i Popullit kërkon që hetimet për korrupsion të jenë pa afat (Video)

Aktuale August 15, 2016 - 20:16

Nëse brenda dy vitesh nuk mblidhen dëshmi e fakte të nevojshme për një vepër penale që lidhet me korrupsionin, atëherë ajo vepër parashkruhet e më këtë rast pushojnë edhe hetimet.

Për këtë shkak, Avokati i Popullit, Hilmi Hashari e sheh të nevojshëm ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në mënyrë që të mos përcaktohet asnjë afat specifik për përfundimin e hetimit dhe ngritjen e aktakuzës kundër veprave penale për kapitullin korrupsioni zyrtar.

LEXO EDHE: O’Connell: Nuk shkon më ‘me t’njofshëm’, jepini rastin edhe Majlindave tjera

Me heqjen e afatit për raste të tilla, sipas Jasharit, prokurorët nuk do të kishin asnjë pengesë në ndjekjen e rasteve të korrupsionit pas dy vjetëve të hetimit. /TribunaChannel/