Veseli: Prizreni do të ketë ndryshime rrënjësore

Aktuale August 15, 2016 - 21:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Prizrenin, në shoqërinë e zëvendëskryetarit të partisë, Enver Hoxhaj.

Ai tha se, PDK-ja kurrë nuk do ta zhvendosë vëmendjen e saj nga ky qytet ku sipas tij, kjo është dega më të fuqishme e saj.

Megjithatë, Veseli tha se është çështje ditësh ndryshimi që do të ndodh në ekzekutivin e Prizrenit, e kjo sipas tij do të ndodh për të pasur një qeverisje të fuqishme që do t’i japë prioritet zhvillimit ekonomik dhe atij të turizmit.

Ai nuk dha emra të rinj , por premtoi se sapo të vendosë dega, qytetarët do të informohen me kohë për këto ndryshime.

LEXO EDHE: Veseli e Hoxhaj emërojnë sonte drejtorët e rinj të ekzekutivit të Prizrenit

Mirëpo, sipas të parit të PDK-së, këto ndryshime do të jenë rrënjësore.

 

“Qëllimi është që qeverisja në Prizren të fuqizohet dhe të përmirësohet edhe më mirë. Megjithëse duhet të pranojmë faktin se Prizreni është suksesi më i madh ndonjë komune që ka ndodhur transformime kanë ndodhur pikërisht në Prizren edhe në kuadër të qeverisjes së Partisë Demokratike. Në do të marrim vendimmarrjen si Parti Demokratike e Kosovës në të njëjtën kohë, pastaj kryetari i komunës ka vendosmëri, po ashtu edhe dega e PDK-së ka vizion të qartë për Prizrenin, Prizreni do të ketë ndryshime rrënjësore. Prizreni duhet të shndërrohet në një vend i cili do të jetë zhvillim i rëndësishëm ekonomik. Prizreni duhet të jetë jo vetëm kryeqendër historike, Prizreni duhet të jetë kryeqendër turistike. Ka kapacitete të jashtëzakonshme, njerëzit janë jashtëzakonisht të përkushtuar veçanërisht me shpirtin mikpritës të cilin e kanë. Në të njëjtën kohë duhet vetëm ti hapim dyert edhe më shumë edhe të investojmë në Prizren”, ka thënë Veseli, transmeton “Zeri.info”.