Haradinaj: Mirë se vjen miku i madh i Kosovës, Joe Biden

Aktuale August 15, 2016 - 21:38

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë, është një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm se kjo është një vizitë e një niveli shumë të lartë, por sepse është një vizitë e një njeriu që ka bërë shumë për paqen në Kosovë dhe në Ballkan!

LEXO EDHE: Kur Biden në Kosovë kishte thënë se pavarësia është e pakthyeshme (Video)

“E konsiderojmë një nder të madh që i bëhet Kosovës, dhe për më tepër një obligim për gjithë ne, që të ruajmë miqësinë e përhershme, mirënjohjen dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Mirë se vjen miku i madh i Kosovës, Joe Biden”, ka shkruar Haradinaj.