Xharra: Ne mes meje dhe Bidenit

Aktuale August 17, 2016 - 18:49

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në  fshatin Sojevë të Ferizajt, vendin ku u vendos edhe pllaka me emrin “Beu Biden”, djalit të ndjerë të zëvendëspresidentit amerikan, Joseph Biden, të pranishëm ishin edhe njerëz që i dëgjuam në përgjime telefonike duke shpërnda vende të punës.

Xharra po ashtu, ka shkruar që aty kishte edhe ata që i thonë demarkacionit por që Bidenit i rrenin shuplakë me aprovim.

Ky është postimi i Xharrës i plotë:

Ne mes meje dhe Joe Biden,

Kishte shumë hajna dhe shumë mashtrues. Kishte në mes nesh njerëz që i dëgjuam në përgjime telefonike duke shpërndarë vende të punës. Para meje, shumë më afër Joe Bidenit, ishin ata që i skuqnin duart duke i rrahur shuplakat, sa here që ai fliste për vendin tonë. Kur ai tregonte se si ne duhet ta mbrojmë vendin tonë, hajnat rrihnin shuplaka. Në mes nesh qëndronte një masë e madhe abuzuesish. Isha e bindur që ata që ishin prezent te mos kishin vjedhur me ato lekë do ta kishim përfunduar autostradën Ferizaj- Gjilan, ku tash qëndron përkujtimorja e Beau Biden.

Por ne jemi kampion të servilitetit dhe hipokrizisë. Pashë para meje edhe prej atyre që i thonë jo demarkacionit por që Bidenit i rrenin shuplakë me aprovim.

Çka të themi tjetër.