Biden: Secili Biden që do të lindë do të vijë në Kosovë

Aktuale August 17, 2016 - 18:51

Zëvendës presidenti Joe Biden, në fjalimin e tij, në përurimin e rrugës me emrin e djalit të tij, Beau Biden, afër kampit amerikan Bondsteel, përveç emocioneve që ka shfaqur me këtë rast ka bërë edhe një premtim duke thënë thënë se secili pjesëtar i familjes Biden edhe që nuk ka lindur ende do të vijë në Kosovë.

Biden në fund të fjalimit të tij emocional ka folur për Kosovën dhe kohën kur edhe djali i tij Beau i cili ka vdekur nga sëmundja e kancerit ka thënë se secili anëtar i familjes Biden madje edhe ata që nuk kanë lindur do të vijnë një herë në Kosovë.