Jahjaga: Dëshmuam se jemi aleati kryesorë i SHBA-ve në rajon

Aktuale August 17, 2016 - 23:15

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se sot Kosova dëshmoi që është aleati kryesor i SHBA-ve në rajon

‘Ne do të jemi përjetësisht mirënjohes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që na mbështetën në përpjekjen tonë për të ndërtuar shtet të lirë dhe të pavarur. Kosova sot e dëshmoi që është aleati kryesor i SHBA-ve në rajon, duke vazhduar thellimin e miqësisë’, thuhet ndër të tjera në postimin e Jahjagës.

Tutje në postimin e saj Jahjaga shkruan ‘Jam jashtëzakonisht e lumtur që zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden me familje erdhën në Kosovë për të inaugurar rrugën dedikuar djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, i cili kontribuoi që në ditët e para të lirisë të ndërtojë institucionet e drejtësisë që do të forconin shtetin ligjor’.

‘Do ta kujtoj gjithë jetën takimin me të, takim me shumë emocione, kur i dorëzova vendimin e emërimit të rrugës për nder të djalit të tij, si mënyrë e jona për të nderuar ata që besuan në fuqinë e shoqërisë tonë për të krijuar vend të lirë, të njerëzve te barabartë’, përfundon postimi i ish-presidentes Atifete Jahjaga.