Ymerit: Thaçi është duke bërë presion mbi deputetët që ta ratifikojnë demarkacionin

Aktuale August 18, 2016 - 21:14
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ndaj video- mesazhit që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu drejtua qytetarëve të Kosovës.

Sipas Ymerit Thaçi është duke bërë presion mbi deputetët që ta ratifikojnë demarkacionin.

Ymeri bile e quan këtë të fundit edhe “mafioz i aferës PRONTO”, i cili sipas tij nuk është as President i Kosovës.

Ja postimi i plotë i Visar Ymerit në Facebook:

“Thaçi lansoi publikisht fushatën e trysnisë mbi deputetët e Kuvendit të Republikës që ta ratifikojnë nënshtrimin dhe kapitullimin e tij ndaj Malit të Zi.

Ai po e merr edhe bajrakun e ringjalljes së ‘Zajednicës’. Ky mafioz i aferës PRONTO nuk është as President dhe as i Kosovës.

Faljen e 8.200 hektarëve ai e lidh me izolimin ndërkombëtar, integrimin evropian e në NATO, me ushtrinë e Kosovës e me çka jo tjetër. Por, ai e ka hall vetëm vetveten.

Ky nuk është shef i shtetit dhe as i qytetarëve. Ky është shef vetëm i Grabovcit. Dhe, që të dy e kanë vendin në burg”, shkruan ai.