Pallaska: Shantazhi vetëvrasës i Qeverisë dhe opozitës

Aktuale August 19, 2016 - 21:17
Qeveria e Kosovës dhe opozita e vendit po kërcënojnë aleatët strategjikë të vendit me shkatërrimin e Kosovës, ka vlerësuar analisti Dastid Pallaska.

“Sjelljet e qeverisë dhe opozitës ndaj aleatëve tanë strategjik në këto dy vitet e fundit më kujtojnë disa skena filmash ku fëmijë të lazdruar kërcënojnë prindërit se do t’i marrin jetën vetes”, ka shkruar Pallaska në llogarinë e tij në Facebook.

“Aktualisht, qeveria dhe opozita po kërcënojnë aleatët tanë me shkatërrimin e Kosovës. Përderisa 17 vite më parë këta aleatë na e hoqën nga koka tytën e revoles së Millosheviçit, sot këta aleatë po detyrohen të na heqin nga koka tytën e revoles që i kemi drejtuar vetës”, thuhet në shkrimin e Pallaskës në rrjetin social.

Pallaska ka thënë se tani është koha që drejtimin e vendit ta marrin të rriturit.