Thaçi: Disa liderë të opozitës ma kanë pranuar se Demarkacioni është kauzë e rrejshme

Aktuale August 19, 2016 - 22:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se disa lider të opozitës ia kanë pranuar se Demarkacioni është kauzë e rrejshme, porse tash nuk mund të kthehen mbrapa.

“Kam diskutuar me shumicën e liderëve politikë të Kosovës. Disa edhe prej opozitës me kanë deklaruar se e dimë se nuk qëndron ajo që po themi, por jemi futur dhe duhet ta shpëtojmë fytyrën”, ka thënë Thaçi në këtë intervistë.

Prandaj, Thaçi ka kërkuar nga deputetët ta votojnë Demarkacionin që, sipas tij, ta shpëtojnë Kosovën.

“Deputetët duke votuar në kuvend do ta shpëtojnë Kosovën, do t’i hapin perspektivë Kosovës, integrimin e vendit, në vend për të qenë i izoluar apo i vetmuar”.

Thaçi i ka quajtur të turpshëm dhe të panevojshëm “zërat që kanë krijuar probleme në Kuendin e Kosovës”.