Demarkacioni të mos bëhet problem ndërkombëtar (Video)

Aktuale August 21, 2016 - 22:55

Kosova ende nuk ka ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, por kjo nuk vlen edhe për shtetin fqinjë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në fund të muajit gusht të vitit të kaluar në Vjenë në prani të ministrit të jashtëm të Austrisë Sebastian Kurz.

Banorët e fshatit Llukë e Epërme të Deçanit dhe përfaqësuesit e fshatrave të tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, të mërkurën janë ndaluar nga policia malazeze për të shkuar në ato që ata i quajnë pronat e tyre te Kulla e Zhlebit.

LEXO EDHE: Kjo është pika e re kufitare Kosovë-Serbi (VIDEO)

Incidenti ndodhi para se të merret vendimi i Kryesisë së Kuvendit për seancën e votimit për demarkacionin.