Gjuriq: Kosova nuk po e zbaton asnjë marrëveshje të arritur në Bruksel, Serbia të gjitha

Aktuale August 21, 2016 - 23:21

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se asnjë marrëveshje e arritur në Bruksel nuk është zbatuar nga Kosova.

Sipas Gjuriqit, Serbia është duke i zbatuar më përpikmëri të gjitha marrëveshje, bile bile sipas tij Serbia është duke i zbatuar edhe disa marrëveshje që nuk janë të njohura për publikun, shkruan lajmi.net.

Por, për cilat marrëveshje e kishte fjalën Gjuriq ende nuk dihet, pasi ai nuk i ka cekur, por as Qeveria e Kosovës nuk ka bërë të ditur se ka ndonjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë.

LEXO EDHE: Daçiq: Në Bruksel nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës

“Shumë shpesh dora jonë ka mbetur e shtrirë në ajër, sidomos kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Gjuriq.