Vuçiq: Serbia do të ndërtojë marrëdhënie të veçanta me Shqipërinë
Aktuale
August 22, 2016 - 20:28
Serbia do t’i vazhdojë politikat e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, dhe do të vazhdojë të ndërtojë lidhje shtetërore, në veçanti me Shqipërinë dhe me Bosnje Hercegovinën, ka thënë Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të hënën.
“Qeveria e Serbisë, do të vazhdojë të ndërtojë stabilitet rajonal me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, pavarësisht numrit të madh të problemeve të akumuluara”, ka thënë Vuçiq në një konferencë shtypi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Politika e paqes, është tipar dallues i qeverisë së Serbisë, përderisa është në mbrojtje të sovranitetit dhe lirisë”, ka thënë ai.