Bulliqi: Nëse s’ka ekspertë që përgjigjen në pyetjet tona, le të konsultohen me malazezët

Aktuale August 22, 2016 - 21:11

Eksperti i pavarur dhe gjeografi, Shpejtim Bulliqi që ka ofruar fakte për Demarkacionin në kundërshtim me faktet që ka ofruar Komisioni Shtetëror  për demaskimin e kufirit me Malin e Zi ka thënë se “debati shkencor i 3 gushtit filloj me qëllimin e qartë se nuk do të ketë ndërrime mendimesh dhe vendimesh, ndërsa diskutimi do të jetë veç sa për sy e faqe (do të thoshte populli)”.

“Kjo dukuri vazhdoj edhe pas këtij debati dhe se nuk ka asnjë lëvizje nga pozicionet, në njërën anë politika (si pozitë ashtu edhe opozitë), ndërsa në anën tjetër profesionistët e shumtë e të pavarur”.

“Ajo çka është interesant e që lenë për tu dëshiruar është se nuk jepet asnjë përgjigje tek opinioni në lidhje me faktet e prezantuar nga grupi i ekspertëve të pavarur, ndërsa proklamohen fakte të reja nga politika që të krijohet bindja se nuk i kanë pasur me kohë dhe se nuk kanë pasur as idenë më të vogël se çka po nënshkruhet”, ka thënë Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ai është shprehur se nëse nuk ka ekspertë dhe struktura politike që mund të përgjigjen në pyetjet e bëra nga ta, le të konsultohen edhe me palën malazeze para se te marrin vendimin përfundimtar.

Bulliqi ka shprehur gatishmërinë që në në çdo kohë me çdo kënd që të ofrojmë prapë faktet tona si vendore (Drejtorisë së Gjeodezisë së KSA të Kosovës viti 1974), të ish Jugosllavisë (nga 1945 deri me 31.12.1988), ashtu edhe të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë etj.