Gecaj: Statuti i Asociacionit nuk ka nisur të hartohet (Video)

Aktuale August 22, 2016 - 22:28

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ende nuk e di se edhe sa kohë i duhet për ta hartuar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

E gjithë kjo, për faktin se palët dialoguese fillimisht duhet të dakordohen për këtë gjë. Kështu, i gjithë procesi varet se sa do të zgjasin bisedimet për këtë çështje në Bruksel.

Gecaj, bënë të ditur për Tribuna Channel se draftin e parë të statutit të AKS-së, do ta hartojnë grupi menaxhues i cili do të përbëhet nga katër serbë, përfaqësues të OSBE-së, dhe zyrtarë të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.