Reagon ambasada britanike për sulmin ndaj RTK-së

Aktuale August 23, 2016 - 18:31

Sulmi që ndodhi mbrëmë ndaj transmetuesit publik RTK e të cilin e mori përsipër një grup që thirreshin me epitetin “Rugovasit”, është dënuar nga pothuajse të gjithë zyrtarët shtetërorë e deri tek shoqëria civile. Madje këtë e dënoi edhe opozita.

Për këtë, ka reaguar sot edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruariri O’Connell.

Ai e vlerëson jashtëzakonisht lartë punën e gazetarëve dhe thotë se shumë prej tyre edhe kanë vdekur në kërkim të së vërtetës.

Çdo sulm ndaj tyre, O’Connell thekson se është fyerje për kujtimin e tyre.

“Shumë gazetarë kanë vdekur në ndjekje të së vërtetës, përfshirë edhe në Kosovë. Puna e tyre është jetike për një demokraci. Çdo sulm fizik apo politike në media është një fyerje për kujtimin e tyre”, ka shkruar ai.