S’ka liberalizim vizash as këtë vit! (Video)

Aktuale August 23, 2016 - 23:12

Njohësit e integrimeve evropiane dhe ata politikë vlerësojnë se qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza gjatë këtij viti

Sipas tyre, shkak për këtë shtyerje të mundshme është klasa politike të cilët nuk po i përmbushur kushtet e caktuara nga BE-ja.

Profesori i të Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, thotë se problemet politike në vend ndikojnë që vendet e BE-së të votojnë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Edhe njohësja tjetër e intergrimeve evropiane, Donika Emini, tha se është i padrejtë kushti i liberalizimit të vizave me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Ndërsa, Petrit Zogaj, nga Lëvizja FOL, thotë duhet të gjendet një kompromis për demarkacionin me Malin e Zi.