Kadri Veseli solidarizohet me popullin Italian

Aktuale August 24, 2016 - 13:49

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është solidarizuar me popullin e Italisë pas tërmetit që la të vdekur mbi 37 persona.

Të plagosurit janë mbi 100. Raportohet se janë 150 të zhdukur. Në mesin e tyre janë edhe 5 shqiptarë të plagosur.

Kryetari Veseli uron shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj fatkeqësie.

Postimi i plot i kryetarit Veseli në Facebook:

Në këto momente të vështira pas fatkeqësisë së rëndë natyrore në Itali, jemi pranë popullit mik italian.

Shpreh dhembjen e qytetarëve të Kosovës dhe solidarizohemi me të afërmit e viktimave, ndërsa urojmë shërim sa më të shpejtë për të lënduarit. K.V.