Molliqaj: Ose do të rrëzohet Qeveria, ose e gjithë Vetëvendosja shkon në burg

Aktuale August 25, 2016 - 22:15

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka dhënë indikacione se si mund të shkojë dita e parë e muajit shtator - kur pritet të votohet marrëveshja e demarkacionit të kufirit Kosovë-Mali i Zi, dhe kur partia e tij ka planifikuar të zhvillojë një protestë.

“Unë besoj që po hyjmë në vjeshtën në të cilën do t’i kemi dy rrugë, ose do të kemi rrëzim të qeverisë ose do të kemi Vetëvendosjen në burg”, ka thënë Molliqaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“Viti në të cilin po hyjmë ka dy mundësi, qeveria të ndalë projektet që qojnë vendin në zgjedhje ose ti falë tokë Malit të Zi, dhe ta bosnjizojë Kosovën me çmimin që subjektin më të madh opozitar të mbajë në burg”, ka deklaruar Molliqaj.

LEXO EDHE: Molliqaj: Haradinajt tash po i shtrohet tepihu i kuq nga Kadri Veseli

Ai ka potencuar edhe njëherë se subjekti politik të cilin ai e përfaqëson është e sigurt në rrugën që ka marrë, njofton klankosova.

“Vetëvendosje është gati me të shkojmë procesit deri në fund, ne nuk kemi marrë vendim përfundimtar për metodën, synimi është që ta parandalojmë seancën e Kuvendit”, ka thënë Molliqaj.