Qeveria: Çështja e demarkacionit është e kryer (Video)

Aktuale August 25, 2016 - 22:49

Për Qeverinë e Kosovës, çështja e demarkacionit është çështje e mbyllur.

Qeveritarët nuk po shprehin gatishmëri për gjetjen e një zgjidhje të ndërmjetme për të shmangur ndonjë konflikt eventual në rast të miratimit të versionit aktual të demarkacionit.

LEXO EDHE: Zhbogar: Demarkacioni, kusht i BE-së për Kosovën që nga viti 2012

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Mustafa, thotë se Ekzekutivi konsideron se e ka përfunduar këtë çështje dhe e ka kaluar në Kuvend.

Gjetjet e Komisionit shtetëror, sipas tij, janë të argumentuara dhe puna e bërë është profesionale dhe e dobishme për interesin nacional të vendit. /TribunaChannel/