Molliqaj: Njerëzit si Grabovci do të tërhiqen zvarrë dhe do t’ju konfiskohet pasuria

Aktuale August 25, 2016 - 23:40

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, duke folur për situatën aktuale politike, ka thënë se beson që “kjo shoqëri të ecë përpara, njerëzit që e kanë kapur shtetin, janë deri në fyt me korrupsion dhe nepotizëm”.

“Jemi këtu si Lëvizja Vetëvendosje, për të siguruar qytetarët se bandat kriminale si Grabovci dhe të tjerët, jo vetëm që do të arrestohen, por do të ngrehen zhag dhe do të ju konfiskohet e gjithë pasuria”, ka thënë Molliqaj në emisionin "Zona e Debatit", në Klan Kosova.

Molliqaj është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka guximin dhe vullnetin, ashtu si edhe gatishmërinë dhe entuziazmin që këta kriminelë t’i dërgojë në burg.

LEXO EDHE: Molliqaj: Ose do të rrëzohet Qeveria, ose e gjithë Vetëvendosja shkon në burg