Mustafa deputetëve: Mos i izoloni qytetarët

Aktuale August 26, 2016 - 19:18

Kryeministri Isa Mustafa, ka kërkuar nga deputetët e kuvendit, që në ditën kur pritet të ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi në parlament, të mos ketë veprime të dhunshme.

Mustafa shkruan në profilin e tij në Facebook, duke e rikujtuar edhe njëherë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, është një kusht që Bashkimi Europian i ka vendosur Kosovës në këmbim të liberalizimit të vizave.

Ky është postimi i tij i plotë: 

Një shtatori i këtij viti është dita kur deputetët mund t'i thonë JO: dhunës, kërcënimeve, bllokadës së proceseve shtetndërtuese. Jo izolimit të qytetarëve tanë. Është dita në të cilën duhet t'i japim përgjigje Kosovës. 
Faktet janë të qarta si loti, varet se a kemi forcë dhe guxim që ato t'i pranojmë. IM