Mentor Shala: E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dashtë, por qysh kemi dashtë ne

Aktuale August 26, 2016 - 19:38

“E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dasht, por qysh kemi dasht ne, sepse ne i përcaktojmë politikat editoriale e jo Partitë Politike!”, ka shkruar Shala.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala ka reaguar pas akuzave të Vetëvendosjes se i është anuluar intervista Visar Ymerit.

“E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dasht, por qysh kemi dasht ne, sepse ne i përcaktojmë politikat editoriale e jo Partitë Politike!”, ka shkruar Shala.

Reagimi i plotë:

Po e shoh lajmin per kercenimet e VV ndaj RTK, ne njerin nga transmetuesit privat televizive qe kane frekuence kombetare. E japin vetem VV ndersa pergjigjen e RTK nuk e japin fare! Kolegë, së paku dy palët transmetoni! Është elementarja e gazetarisë! Më poshtë po ua dërgoi reagimin e RTK-së, e cila e demanton gënjeshtren e VV! E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dasht, por qysh kemi dasht ne, sepse ne i përcaktojmë politikat editoriale e jo Partitë Politike! Klm