Matoshi: Si qytetar ndihem i ofenduar me aksionin e fundit të aktivistëve të Vetëvendosjes

Aktuale August 26, 2016 - 21:11

Analisti politik, Halil Matoshi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar ndaj aktivistëve të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, të cilët sot kanë shkuar të shtëpia e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Matoshi ka shkruar si qytetar ndihet i ofenduar me aksionin e fundit të aktivistëve të VV-së që kishin mësy shtëpin e Kadri Veselit në Mitrovicë. /ZERI/ 

Ky është postimi i plotë i Matoshit:

E trishtueshme: VV-ja mesyne shtepite e qytetareve!?

Une i kundershtoj hapun politikat e PDK-se dhe pushtetin personal te kesaj kaste, porse, si qytetar ndihem i ofenduem me aksionin e fundit te aktivisteve te VV-se qe kishin mesy shtepine e Kadri Veselit ne Mitrovice, njashtu sic kishin vepru ma perpara ne Prapashtice tek shtepia familjare e Isa Mustafes. 

Kur dihet qe te dy, edhe Isa edhe Kadria kane zyra publike ne Prishtine, mesymja e shtepive ne vendlindje, ku mund te jetojne prindet fisnike te tyne a farefis i gjane, te turpnon qytetnisht dhe t'ban me dyshu edhe ne ato politika te denja dhe vertet opozitare te kesaj levizje.

Pra, te shqetesohen pleqt, prindet - qe jane sikur tanet - te Kadri Veselit apo Isa Mustafes, asht akt ekstremist i "revolucionareve adoleshent" te cilet me kesi hapash po e bajne Kosoven t'pajetueshme!

Sado qe eksponentet e pushtetit kane ba krime sistematike, VV-ja duhet me u permbajte nga aktet e tilla agresive dhe t'padenja per njerez qe neser mund te jene pjese e institucioneve, pra mund te jene edhe fitues te zgjedhjeve.

P.S.

Me deklaraten e tij se "do te terhiqen njerezit zvarre neper Prishtine" Dardan Molliqaj i VV-se ka provu me e legjitimu terrorin. 
Qytetaret shqiptare edhe nji regjim te korruptuem deri n'asht, (edhe individet e kriminalizuem brenda ktina pushteti) kane me e trajtu me dinjitet - sepse vetem gjykatat jane ato qe duhet me e thane fjalen e tyne ne keso rastesh - e jo aktivistet politik te opozites...
Jo ligjit te hakmarrjes.
Jo marrjes se ligjit ne dore. Kurre!