Nga 29 gushti të gjithë policët në punë, ju ndërpritet pushimi për shkak të protestës

Aktuale August 26, 2016 - 22:15

Protesta e paralajmëruar më 1 shtator kundër ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi ka shtyrë Policinë e Kosovës të mobilizohet si kurrë më parë.
 

Lajmi.net merr vesh se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të gjithë policëve t’ju ndërpritet pushimi vjetor.

“Sipas vendimit, pushimet vjetore ndërpriten më 29 gusht deri në afat të pacaktuar”, thonë zyrtarë policorë për lajmi.net që kanë preferuar të mbesin anonim.

Ndërprerja e pushimit nuk vlen vetëm për ata që kanë marrë pushim mjekësor.

Në anën tjetër, lajmi.net ka kontaktuar me zyrën për informim të Policisë së Kosovës të cilët nuk kanë mundur të konfirmojnë këtë lajm.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë për 1 shtator për të kundërshtuar ratifikimin në Kuvend të demarkacionit. Ata kanë thënë në disa raste se do të ndalin këtë marrëveshje me çdo mjet. /Lajmi.net/