Afishe në Prishtinë me përmbajtje ironike kundër protestës së 1 shtatorit (Foto)

Aktuale August 29, 2016 - 22:28

Vetëm dy ditë para protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin, në sheshin e Prishtiëns janë vendosur disa afishe.

Përmbajtja e kësaj afisheje është me shumë ironi dhe në njëfarë forme kundërshton protestën, por në një mënyrë tjetër, raporton lajmi.net.

“Lexoni dhe kuptoni një fjalë të urtë popullore thotë: Për një plesht, me e kall jorganin”, nis përmbajtja e kësaj afisheje, e cila me shkronja të mëdha ka të shënuar në krye alarmin ‘Vini re!”.

“Mjerisht tani Kosova gjendet në një situatë të tillë”, vazhdon më tej lajmërimi, raporton lajmi.net.

“Mençuria nuk ka skaj, por mos harroni se as budallakia nuk ka skaj”, shkruan në këtë afishe e cila në fund ka një numër të telefoni.

“Me mençuri politika kosovare deri më tani ka ecur mbrapsht, mirëpo ndryshimi nuk mund të bëhet pa ndryshuar vetëveten, andaj ju propozoj që ta provoni me budallaki se ndoshta do të kthehet kah e mbara”.

Afishja përfundon me fjalët: “Për informata më të hollësishme mund të lajmëroheni në numrin e telefonit”./lajmi.net

Image