Aksident trafiku me gjashtë të lënduar

Aktuale August 30, 2016 - 09:05
Në fshatin Paravollë të Gjilanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave.

Policia ka deklaruar se si pasojë e  aksidentit,  lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj dhe dy femra, të gjithë shqiptarë shtetas të Kosovës.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor kurse me urdhër të prokurorit,  rasti është dërguar në procedurë të rregullt.