Militarizohet Prishtina (Foto)

Aktuale August 31, 2016 - 20:14

Policia e Kosovës qysh sonte ka filluar që të shtoj masat e saja të sigurisë për ditën e nesërme.

Forca shtesë për ditën e nesërme po vijnë edhe nga qytete të tjera në drejtim të Prishtinës.

“Zeri.info”, ka siguruar këto fotografi ku shihen tri autoblinda tek rrethrrotullimi në lagjen “Arbëria”.

Sipas këtyre fotografive, këto autoblinda kanë qenë nën përcjelljen e një veture tjetër të Policisë së Kosovës.

 Nesër është paralajmëruar protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi. Ndërkohë edhe KFORI ditë më parë ka bërë të ditur se do të qëndroj në gjendje gatishmërie nëse nevojitet ndërhyrja e tyre./Zeri.

Image
Image
Image