Thaç: Dy ekspertë vazhdojnë kundërshtimin për demarkacionin se ‘koriten’ (Video)

Aktuale August 31, 2016 - 21:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se kauza e opozitës për demarkacionin nuk qëndron.

Ai tha se vetë si lider politik ka qëndruar më gjatë në opozitë sesa partitë e tashme, por ka qëndruar edhe në pozitës më gjatë se ato.

Sidoqoftë, Presidenti deklaroi se çështja e demarkacionit nuk qëndron jo vetëm në aspektin e argumenteve, por pasi edhe vetë disa nga ata të cilët kanë dalë si ekspertë të kësaj fushe kundër marrëveshjes së demarkacionit, i kanë thënë se “kanë hyrë e kanë mbetur në të’.

LEXO EDHE: Thaçi: Nesër kalon Demarkacioni, Kosova nuk humbë asgjë

Thaçi i cili nuk deshi t’i përmendë me emra, tha se ata janë dy ekspertë të së drejtës ndërkombëtare të cilat  i kanë thënë se “ se nuk mund të tërhiqemi nga ajo që kemi thënë sepse koritemi”.

Presidenti Thaçi këto komente i bëri gjatë një interviste në televizionin Rrokum, ku deklaroi e ka besim të plotë tek deputetët që do ta votojnë nesër marrëveshjen për demarkacionin.