Sejdiu: Zgjedhje të parakohshme dhe pikë! (Video)

Aktuale September 01, 2016 - 23:29

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum ka thënë se subjekti i tij po linçohet përmes arrestimit të aktivistëve.

Ai e komentoi edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Kryeministri e tërhoqi demarkacionin, sepse nuk guxojnë me ba asgjë pa aminin e Serbisë”, ka thënë ai, duke shtuar se “aleanca me SHBA-të është kamuflim që po bëjnë Isa Mustafa e Hashim Thaçi”.

Zgjidhja e vetme sipas Sejdiut janë zgjedhjet e parakohshme, teksa shton se “duhet bërë bashkë për këtë”.