Kosova me protestë kundër Vuk Jeremiqit (VIDEO)

Aktuale September 02, 2016 - 20:28

Vuk Jeremiq ka mbetur në top katërshen e personave që po synojnë postin e Sekretarit tw  Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Por, kandidimi i ish-ministrit të jashtëm të Serbisë, ka çuar goxha polemika, në shtetet e ish-Jugosllavisë, njofton Klan Kosova.

Prandaj, për ta ndaluar rrugën e tij në krye të organizatës më të madhe botërore, të shtunën në Kosovë, do të protestojnë grupet e grave.

Sipas organizatores Jeta Berisha, aty do jenë dhe përfaqësueset e pesë partive më të mëdha politike në vend, të cilat gati kurrë nuk bashkohen për një kauzë.

Pos , ish shefit të diplomacisë serbe, në garë për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, janë edhe ish-Drejtoresha e UNESCO-s, Irina Bokova, ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajcak, si dhe Antonio Guteres, ish-Kryeministër i Portugalisë.

Ky i fundit llogaritet si favorit për ta pasuar Ban Ki Munin.