Nis koncerti i Filharmonisë së Kosovës në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan

Aktuale September 03, 2016 - 20:07
Bazilika e Shën Palit, në Vatikan, nuk ka pritur asnjëherë më shumë shqiptarë se sonte.

Në koncertin që ka nisur nga ora 19:30, një organizim i Kishës Katolike të Kosovës, janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Filarmonisë së Kosovës, përcjell nga emrat më të njohur shqiptarë të artit dhe sportit në botë.

Koncertin janë duke e përcjellur edhe personalitete më të larta të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria.

Në fjalën e tij hyrëse, imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës, dha një historik poetikë për jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës.

Nesër, Nënë Tereza do të kthehet zyrtarisht në shenjtore, pikërisht në 19-vjetorin e vdekjes së saj.

Nënë Tereza është e njohur kudo në botë si një nga gratë më humaniste, e cila ndihmoi në shërimin e fëmijëve të sëmurë dhe atyre që kanë pasur nevojë për ndihmë.