Mustafa vlerëson lartë performancën e artistëve në Vatikan (Foto)

Aktuale September 03, 2016 - 23:27

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka vlerësuar lartë performancën e artistëve shqiptarë dhe Filharmonisë së Kosovës në koncertin e organizuar për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan.

“Sonte në Romë artistë shqiptarë me famë botërore dhe Filharmonija e Kosovës na bënë krenar”, shkruan kryeministri në faqën e tij zyrtare në Facebook.

Sipas Mustafës, performanca e tyre brilante i ridëshmoi botës vlerat e shqiptarëve, vlera të cilat me jetën dhe veprën e saj i dëshmoi më së miri Nëna jonë Terezë.

Me performancën e tyre brilante i ridëshmuam botës vlerat e shqiptarëve, vlera të cilat me jetën dhe veprën e saj i dëshmoi më së miri Nëna jonë Terezë.

Ai thotë, se “Ky vit, i shpallur si viti i Nënës Terezë nga Qeveria e Kosovës, na ka sjellë shumë mbarësi, i cili do të kulmojë nesër me shenjtërimin e Nënës Terezë”.

isa 1isa 2isa 3isa 4isa 5isa 6