Të huajt në Kosovë: Jeni me fat që e keni një Nënë Terezë (Video)

Aktuale September 04, 2016 - 21:08

Jo të gjithë kanë shkuar në Vatikan për ta përcjell shenjtërimin e Nënës Tereze.

Por, edhe pa shkuar atje, shumë qytetarë vendës e të huaj, nuk i kanë kursyer fjalët e mira për të shenjtën e re.

Një fotoreporter nga Australia thotë se para dy ditësh ka qenë te memoriali i Nënës Tereze për ta falënderuar atë për të mirat që i ka dhënë njerëzimit.

LEXO EDHE: Nëna Tereze tha: President Clinton, Ibrahim Rugova është presidenti im, shpëtojeni atë dhe popullin tim (Video)

Teksa i shpalos fotot nga memoriali, ai flet për kohën kur ka qëndruar në Kalkutë, pikërisht në vendin ku Nëna Terezë ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së sajë.