Dy kosovarë në aeroplanin e rrëzuar në Shkup?

Aktuale September 06, 2016 - 21:53
Aeroplani i tipit Piper Senka 2 i cili pasdite u shfaq si i humbur, pronë e kompanisë avioklub Trevizo i regjistruar në Gjermani me kapacitet për 6 udhëtarë është zhdukur nga radari në territorin e Maqedonisë dhe është gjetur diku në afërsi të Velesit.

Sipas mediave në Maqedoni, në aeroplan kanë qenë katër shtetas italian dhe dy shtetas kosovarë, shkruan zhurnal.mk.

Marrja me qira e këtij aeroplani kushton 500 euro për orë fluturimi. Nga MPB e kanë vërtetuar lajmin se në orën 17.40 minuta në jug të aeroportit ka humbur nga radari një aeroplan që udhëtonte nga Italia i cili kishte kërkuar leje për aterim në Shkup për t’u furnizuar me derivate, ka rënë në afërsi të një fshati të Velesit.